Foto: Top Channel

Kapet një gomone me 500 kg me hashash në Karaburun, priste për t'u nisur drejt Italisë

Një gomone e cila kishte brenda 500 kilogram hashash është kapur në Gjirin e Arushës, në Karaburun të Vlorës.

Sipas Ora News, gomonia është 9 metra e gjatë ka dy motorë. Sipas burimeve dyshohet që gomonia është pikasur në brigjet e Vlorës, teksa bëhej gati për t’u  nisur drejt Italisë.

Është kapur në një pjesë të fshehur gati për t’u nisur për në Itali. Burimet e Ora News bëjnë më dije se priste të binte errësira për tu nisur drejt shtetit fqinj.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera në lidhje me drogën e kapur.