VIDEO: Qindra placenta kutërbojnë në Gjinekologji

Ka tre muaj që qindra placenta qëndrojnë në frigoriferët e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë sepse nuk ka vend ku të groposen.

Të stërmbushur nga placentat, frigoriferët po qëndrojnë hapur duke paraqitur rrezik për foshnjat e sapolindura që qëndrojnë pak metra më larg.

Zyrtarët e QKUK-së thonë se që nga dhjetori i vitit 2020 janë në pritje të ndarjes së një parcele nga Komuna e Prishtinës që të groposen mbetjet.

Nga Komuna thonë se parcela e ndarë në Vranidoll, afër Prishtinës, po kundërshtohet nga banorët lokalë. /REL