Foto Ilustruese kortezi nga Nils Hamerlinck/Flickr

VIDEO: Policia Godet Rrjetin e Prostitucionit

Me nofkën “Balerina” është koduar njëri nga aksionet më të mëdha kundër prostitucionit në rrethin e Shkodrës. Gjatë këtij aksioni sipas njoftimit të Policisë së Shtetit janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar prona luksoze të cilat janë përdorur nga grupi.

Në njoftim sqarohet se policia ka sekuestruar një objekt tre katesh një veturë Mercedes dhe  një veturë Land Rover. Si pjesë e provave është konfiskuar edhe një pistoletë.

Në pamjet filmike të publikuara nga policia shihen edhe para të konfiskuara dhe sasi të arit.