Foto: KALLXO.com

VIDEO – Gjendja e banjove në një shkollë fillore në Pejë

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje ku shihen banjot në një shkollë të Pejës në gjendje jo të mirë.

Sipas qytetarit bëhet fjalë për shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë.

Në lidhje me këtë KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle, Sylë Peli.

Ai tha që nuk është diçka alarmante.

“Ato janë dëmtuar se është normale prej fëmijëve, e kemi bërë kërkesën dhe tash kanë m`u rregullu, nuk është diçka alarmante”, u shpreh drejtori.

Sipas tij, banjot janë të përdorueshme dhe pastrohen çdo ditë nga stafi teknik.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega i cili tha se nëse ka nevojë për intervenim duhet të bëhet gjithësesi.

“Cila do që është gjendja reale unë kur shkoj nesër atje e konstatoj”, u shpreh Gega.

“E di që në shkollë teknikisht janë shumë të përgatitur në krahasim si kanë qenë përpara”, tha ndër të tjera ai.

Këto janë pamjet e banjove në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Komunën e Pejës.