VIDEO - Eskorta e Glauk Konjufcës bllokon rrugën për disa minuta

Eskorta e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bllokuar rrugën afër Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Prishtinë, për disa minuta.

Arsyeja se pse është lejuar një veprim i tillë nuk është bërë e ditur nga ana e Konjufcës.

Eskorta e tij është parë duke qëndruar në njërën pjesë të rrugës gjatë kohës kur kryeparlamentari ishte brenda Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

KALLXO.com ka tentuar që të marr përgjigje nga Konjufca për të ditur se pse një gjë e tillë është lejuar, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të japë përgjigje.