VIDEO: Albin Kurti pritet me brohorima e fyerje nga një grup qytetarësh në Skenderaj

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është pritur mirë sonte gjatë vizitës në Skenderaj.

Një qytetar ka raportuar në Kallxo.com se Kurti ështe shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë.

Në një video që KALLXO.com ka siguruar dëgjohen qytetarë duke thirrur “Thaçi, Thaçi”, “UÇK, UÇK”.

Ndërsa, në një video-incizim tjetër që e ka siguruar KALLXO.com dëgjohen sharje nga disa persona në drejtim të Kurtit.

Pamjet qe vijnë janë nga sheshi i Skenderajt, përkatësisht përballë zyrës së degës së PDK-së, teksa Kurti po hynte në një kafiteri afër.