Veliu ngushëllon vdekjen e policit nga COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e zyrtarit policor ditën e djeshme.

Lajmi për vdekjen e zyrtarit Çelaj është bërë publik mbrëmë përmes rrjetit social Facebook.

Në njoftim thuhej se ky zyrtar ka qenë i infektuar me COVID-19, nga i cili virus edhe ka vdekur.

“E nderuara familje Çelaj, Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia tërë familjes Çelaj, për humbjen e më të dashurit tuaj, zyrtarit policor, z. Ali Çelaj. Ngushëllimet më të sinqerta shpreh gjithashtu për kolegët e tij në Policinë e Kosovës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës. U prehtë në paqe shpirti i tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Deri më sot, në Kosovë, kanë vdekur 498 persona, janë infektuar 12,981 persona ndërsa janë shëruar  rreth 9 mijë persona.