Ilustrim

Vdes pasi u godit nga treni në Skenderaj

 

Një person ka mbetur i vdekur pasi që i njëjti është goditur nga treni.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Açarevë  të Skenderajt.

“Rasti është raportuar në Polici rreth orës 06:43 minuta, në bazë të informatës së marr ka qenë një person që është goditur nga treni në fshatin Açarevë të Skenderajt’’, ka thënë për KALLXO.com, Ilmi Prekazi nga Policia rajonale e Mitrovicës.

Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të QKM-së në Skenderaj kanë dalur në vend-ngjarje ku edhe është konstatuar se personi është pa shenja jete.

Zëdhënësi Prekazi tha se fillimisht është menduar se ka të bëjë më aksident me fatalitet por rasti është cilësuar si vetëvrasje.

“Fillimisht është menduar që kemi të bëjmë me aksident me fatalitet por pasi është kontaktuar prokurori i shtetit , rasti është cilësuar si vetëvrasje’’, tha ai.

Rasti po vazhdon të hetohet.