Vdes kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur sot pas një komplikimi shëndetësor.

Futbolli dhe Kosova mbetën pa legjendën e të gjitha kohërave. Ai ka pësuar një sulm në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.