Vdes kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj

Para një ore ka vdekur në Spitalin e Gjakovës kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.

“Kryeprokurori mbrëmë është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha drejtori Shala.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së kryeprokurorit.

Kujtojmë që Selimaj tash e sa kohë kishte qenë i sëmurë dhe vitin e kaluar kishte shkuar në Amerikë për shërim.

Në orët e para të ditës së sotme ka vdekur edhe prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Esat Ademi. I njëjti ishte i infektuar me COVID-19.