U.D i kryeshefit të Postës, përfshihet në një incident me një zyrtar

KALLXO.com raportoi sot se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë, ku dyshohet se ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy zyrtarëve.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se në këtë incident është i përfshirë Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit së Postës së Kosovës, Rafet Jashari dhe zyrtarit Mentor Beqiri.

KALLXO.com ka provuar gjatë ditës që të kontaktoj me Jasharin po i njëjti nuk e ka hapur telefonin. Kurse, Beqiri nuk u prononcua nën arsyetimin se është i zënë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se janë intervistuar palët e përfshira.

“Një mosmarrëveshje ka ndodhur rreth orës 12:00 në ndërtesën e Postës së Kosovës. Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zyrtarja policore.