Twitter njofton se kompania do t'i shitet Elon Muskut për 44 miliardë dollarë

Twitter-i ka njoftuar se kompania do t’i shitet pronarit dhe ‘titanit’ të kompanisë “Tesla”, Elon Musk për rreth 44 miliardë dollarë.

Musk tha në Twitter  “shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.

Musk do të paguajë 54.20 dollarë për çdo aksion ndaj kompanisë me bazë në San Francisko, e cila tani do të blihet pas disa ditësh negociata intensive midis sipërmarrësit dhe bordit të platformës, raporton Idenpendent.