Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. FOTO-REL

Trump po trajtohet me remdesivir

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në orët e vona të së premtes është dërguar në spital me helikopter, ende pa u bërë 24 orë prej se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Donald Trump ka postuar në Twitter për herë të dytë që nga hyrja në spital, duke thënë se ai mendon se gjërat “po shkojnë mirë”.

Mjeku presidencial ka thënë që Donald Trump nuk ka nevojë për oksigjen shtesë dhe po trajtohet me remdesivir. Sean Conley tha se presidenti është duke u bërë “shumë mirë”.

Remdesivir është një ilaç anti-viral që është përdorur kundër Ebola. Në maj, Remdesivir u vu në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar në NHS pasi u duk se shpejtonte shërimin e njerëzve me virus./21Media/