FOTO - BBC

Trump kërcënon me angazhim të ushtrisë për t'i pushuar trazirat

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë për të shuar trazirat në rritje civile për vdekjen e një të ziu gjatë arrestimit policor, raporto BBC.

Ai tha se nëse qytetet dhe shtetet nuk arrijnë të kontrollojnë protestat dhe të “mbrojnë banorët e tyre” ai do angazhojë ushtrinë dhe “do ta zgjidhë shpejt problemin për ta”.

Presidenti mbajti një fjalim të shkurtër nga Kopshti i Shtëpisë së Bardhë, përkundër zhurmës së një proteste aty pranë që shpërndahej.

Trump tha se “të gjithë amerikanët ishin të lodhur dhe të revoltuar me të drejtë nga vdekja brutale e George Floyd”, por tha se kujtimi e tij nuk duhet të “mbytet nga një turmë e zemëruar”.

Ai përshkroi skenat e plaçkitjes dhe dhunës në kryeqytet të dielën si “një turp të plotë” para se të zotohej të forcojë mbrojtjet e qytetit.

“Unë po dërgoj mijëra e mijëra ushtarë të armatosur rëndë, personel ushtarak dhe oficer të zbatimit të ligjit për të ndaluar trazirat, plaçkitjet, vandalizmat, sulmet dhe shkatërrimin e padëshiruar të pasurisë”, tha ai.

Ai u bëri thirrje qyteteve dhe shteteve që të vendosin Gardën Kombëtare, forcën ushtarake rezervë, e cila mund të thirret për të ndërhyrë në urgjencat e brendshme, “në numër të mjaftueshëm për të mbizotëruar rrugët”. Rreth 16,000 trupa janë vendosur për t’u marrë me trazirat deri më tani.

Trump shto se: “Nëse një qytet ose një shtet refuzon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme atëherë unë do të vendos ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”.

“Unë dua që organizatorët e këtij terrori të jenë në vëmendje se do të përballen me dënime të rënda penale”, tha ai.

Komentet e tij u pritën me kritika të shpejta nga demokratët e vjetër. Joe Biden, kandidati presidencial për partinë, tha që Trump “ishte duke përdorur ushtrinë amerikane kundër popullit amerikan”.

Protestat për vdekjen e George Floyd janë përshkallëzuar nga java e kaluar.

Ndërkohë katër policë janë plagosur dhe dy persona u raportuan të vrarë si shkak i trazirave në Çikago.

Rrethanat e të dy incidenteve janë të paqarta.

Ndërkohë dhjetëra qytete të mëdha imponuan shtetrrethim gjatë mbrëmjes së të hënës.

Nju Jorku është në orë policore deri në 5 të mëngjesit të martën, kurse Uashingtoni ka zgjatur shtetrrethimin edhe për dy netë të tjera.

Protestat filluan pasi një video shfaqi George Floyd-in, 46, duke u arrestuar në Minneapolis më 25 maj teksa një polic i bardhë mbante gjurin në qafën e tij edhe pasi ai lutej se nuk mund të merrte frymë.

Oficeri Derek Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe do dalë para gjykatës javën e ardhshme. Tre oficerë të tjerë janë larguar nga puna.

Më shumë se 75 qytete kanë parë protesta për atë që ndodhi me George Floyd. Rrugët që vetëm disa ditë më parë ishin dezertuar për shkak të pandemisë së coronavirusit janë mbushur me demonstrues duke marshuar krah për krah.