Foto: KALLXO.com

Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Tre persona janë lënduar më 05.03.2024 si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Stapanicë të Klinës.

Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar rreth orës 17:45. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe nuk janë në rrezik për jetën” – tha Gashi për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

www.kallxo.com