Foto: Ilustrim

Tre persona kapen me viza e pasaporta false, në Aeroportin e Prishtinës

Tre persona janë arrestuar në Aeroportin e Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dëshironin të udhëtonin me dokumente të falsifikuara.

Policia njofton se autoritetet policore gjatë kontrollit në Aeroportin “Adem Jashari” kanë hasur në tri raste të dyshuara për falsifikim dokumentesh.

Sipas Policisë, të dyshuarit ishin nisur për udhëtim jashtë vendit por janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare. Dokumentet e dyshuara si të falsifikuara e të kapura nga zyrtarët, janë viza,  pasaporta dhe leje qëndrimi.

“Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër e të cilit janë iniciuar rastet, ndërsa tre personat e dyshuar, pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore”, njofton Policia.

Foto: Facebook, Policia e Kosovës