Spitali i Vushtrrisë

Tre pacientë në intubim në Spitalin e Vushtrrisë

31 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë, “ Sheikh Zayed” nga të cilët 24 me oksigjenoterapi dhe 3 në intubim.

Sipas njoftimit të këtij spitali, 8 infermierë nga stafi mjekësor janë të infektuar me coronavirus.

Në Kosovë aktualisht janë 3 mijë e 406 raste aktive me virusin corona, ndërsa numri i përgjithshëmn i të infektuarve është 12 mijë e 840 persona.

Dje në vend kanë vdekur 4 persona të cilit ishin të infektuar me COVID-19, duke shkuar në 492 rastet 4e vdekjeve me këtë virus.