Theret një 15 vjeçar në Obiliq, dyshohet se therja është kryer nga një vajzë

Një 15 vjeçar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therje që ka ndodhur në Obiliq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se therja dyshohet se është kryer nga një vajzë, e cila për momentin është në arrati.

Sipas komandantit Zeqiri, e dyshuara është e njohur për policinë.

“Rasti është duke u kompletuar dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Njësitë relevante janë duke bërë përpjekje për ta gjetur të dyshuarën pasi që është e njohur për Policinë”, ka thënë Zeqiri.