Themelohet komisioni për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj gjyqtarit Driton Muharremi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se ka themeluar komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të këtij këshilli apo gjyqtarit Driton Muharremi.

Ky komision do të shqyrtojë pretendimet se Driton Muharremi është përfshirë në një bisedë e publikuar e cila pretendohet se është përgjim nga “Shqip.com”.

Në këto audio- inicizme pretendohet se gjyqtari Driton Muharremi ka biseduar me një person të cilit i është konfiskuar vetura dhe në këtë rast i njëjti kishte kërkuar nga gjyqtari të intervenojë te Kryeprokurori i Shtetit që ta lirojë veturën.

KGJK gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar se është duke i trajtuar me seriozitet audio- inicizimet.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme (të mbyllur) me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”, thuhet në njoftimin e sotë të KGJK-së.

Tutje në njoftim thuhet se është themeluar edhe komisioni për shqyrtimin e përgjegjësisë diciplinore ndaj Muharremit.

Sipas audio- inicizimeve pretendohet se Muharremi  premton një takim me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi për një veturë të konfiskuar.

Që nga e premta e javës së kaluar media online “Shqip.com” ka publikuar katër audio- inicizime që pretendohen se janë përgjimeve të vitit të kaluar.

Në këto audio inicizme përmenden figura të larta shtetërore. Nga këto audio- inicizime është shkarkuar edhe kreu i Inteligjencës Financiare Dardan Nuhiu i cili pretendohet se i ka thënë në telefon një personi se po tenton të kap sistemin medial e më pas t’i përdor të njëjtit për shantazhe ndaj figurave të larta në sistemin prokurorial.

KALLXO.com gjatë gjithë këtyre ditëve por edhe sot ka tentuar të marrë qëndrime nga të gjithë të përmendurit në këto audio -inicizme.

Lumezi, Nuhiu, prokurorja Asllani, gjyqtari Muharremi kanë qenë të paqasshëm në telefon për të dhënë sqarimin e tyre për këto audio- inicizime që pretendohen të jenë përgjime.