Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentoi ta sulmoj zyrtarin policor, arrestohet një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar prapa grilave të premten, më 15.03.2024 pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të sulmoj një zyrtar policor në Prizren.

Sipas njoftimit, i njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në zyrën për vërtetime të kaluarës kriminale, i dyshuari mashkull kosovar duke e penguar në kryerje të detyrës ka tentuar ta sulmojë fizikisht” – thuhet në njoftim.