Foto: Atdhe Mulla/KALLXO.com

Temperatura të larta në Kosovë, Instituti apelon të shmanget kontakti direkt në rreze të diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thuhet në apelin e Institutit.