Abelard Tahiri (PDK) në mbledhjen e kryesisë, 17 janar 2022

Tahiri kërkon nga Komisioni për Buxhet ta sjellin projektligjin për Trustin

Kryetari  grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se edhe këtë javë nuk do të vij në seancë projektligji për tërheqjen e Trustit.

“Kemi prit që të trajtohet projektligji i prezantuar nga PDK për tërheqjen e Trustit. Një çështje e tillë ende qenka në komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjellë sa ma shpejt”, tha ai.

Tahiri pret që të hënën e ardhshme në mbledhjen e kryesisë të sjellët ky projektligj.

Këtë te enjte nuk do te jetë e mundur që të trajtohet, një projektligj shumë pritur nga qytetarët e Kosovës. Besoj qe te hënën e ardhshme kur do të jetë mbledhja e ardhshme e kryesisë, të jetë i gatshëm dhe ta prezantojmë ne seancën e ardhshme dhe të arrijmë një kompromis që t’i lejoj qytetarët të tërheqin një shumë të caktuar duke pas parasysh situatën ekonomike”, tha Tahiri.