Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Supremja propozon dy anëtarë pёr Kёshill Gjyqёsor

Gjykata Supreme tё Kosovёs ka mbajtur procesin e përzgjedhjes sё dy gjyqtarëve tё propozuar pёr anëtarë tё Kёshillit Gjyqёsor tё Kosovёs nga rradhёt e Gjykatёs Supreme.

Nga 30 gjyqtarë me tё drejtё vote, nё votime morёn pjesё 28 dhe shumicën e fituan gjyqtari Albert Zogaj me 23 vota dhe gjykatësja Teuta Ibrahimi me 18 vota.

Këshilli, përbëhet nga 13 anëtarë, 7 anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, si në vijim: 2 gjyqtarë të Gjykatës Supreme; 2 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit; 3 gjyqtarë të Gjykatave Themelore, 2 anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, 2 anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, 2 anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.

Gjatë ditёs do tё mbahet edhe mbledhja pёr votim, ku Gjykata e Apelit dërgon tё përzgjedhurit e saj si anëtarë tё Kёshillit Gjyqёsor tё Kosovёs.