Foto: Ilustrim

Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 29 mars në Kaçanik ndërsa i dyshuari është arrestuar ditën e djeshme.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.