Foto: Kallxo.com

Subjektet presin certifikimin, KQZ afat deri të martën

Garojnë 25 subjekte politike Tashmë që është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, i hapet rruga një tjetër procesi.

Prej sot do të shqyrtohen të gjitha aplikimet e dorëzuara dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.

Po ashtu, deri më këtë datë pritet edhe publikimi i listave i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur, kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit./21Media