Spitali i Vushtrrisë tash e tutje trajton vetëm pacientët me COVID-19

Spitali i Vushtrrisë tash e tutje do të përdoret vetëm për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në QKUK, Valbon Krasniqi.

Ai tha se pacientët e tjerë që nuk kanë COVID-19 por që kanë nevojë për hospitalizim do të trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.

“Sot në komitet e kemi marrë edhe një vendim të rëndësishëm. Spitali i Vushtrrisë shumë shpejt do të shndërrohet në Spital COVID-19. Qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë me COVID-19 do të marrin trajtim në Spitalin e Vushtrrisë. Do të ristrukturohet edhe stafi shëndetësor. Të gjithë pacientët pa COVID që kanë nevojë për hospitalizim do të trajtohen në spitalin e Mitrovicës”, tha Krasniqi.