Si u vra ish-luftëtari i UÇK-së, Shaqir Krasniqi?

Në mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2004 ishte vrarë Shaqir Krasniqi, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili ishte kapiten në TMK.

Vrasja ka ndodhur në rrugën Grabanicë-Dollovë të komunës së Klinës.

Dosja e vrasjes së tij tregon se ai u qëllua me Kallashnikov derisa po udhëtonte me nënën e tij.

Nëna e Shaqir Krasniqit, Lushja, ka rrëfyer për emisionin “Kallxo Përnime” gjithë ngjarjen, e cila kishte tronditur rajonin e Dukagjinit atë kohë.

”Shaqiri u vra mbi urë të Bistricës. Unë jam kanë me të, jena dalë para orës 8:00 me shku te një ilake, kem nejtë. Në 8:00 kemi dalë me u kthy në shtëpi, mbi urë të Bistricës na kanë gju. Shaqirin e kanë vra, mua më kanë plagosur”  – ka treguar ajo.

Shaqir Krasniqi la pas vete një vajzë.

Vrasja vazhdon të mbetet mister për familjen dhe autoritetet, të cilat ende vazhdojnë ta mbajnë në listën e vrasjeve të pazgjidhura këtë ngjarje.