Shqipëria jep datën e hapjes së kufijve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësor për shtetet fqinje por jo edhe plazhet.

“Duke nisur nga e hëna 1 qershor do të hapim kufijtë tokësor me fqinjtë për të gjithë shqiptarët. Kufijtë do të hapen por jo plazhet. Asnjë vend nuk ka hapur plazhet”, tha Rama përmes rrjetit social “Facebook”.

Rama theksoi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve.

“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve të orareve, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe për dy fundjava të tjera”, tha Rama.