Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë - Foto: REL/Reuters

Shqipëria dukshëm raste më pak me COVID-19 se Kosova

Përderisa në Kosovë brenda ditës po infektohen mbi 200 persona, e po vdesin me dhjetra të prekur nga COVID-19, në Shqipëri rastet e tilla janë dukshëm më të ulta.

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë vdekur 15 persona nga infeksioni me coronavirus, ndërsa në Shqipëri gjashtë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend ka regjistruar sot edhe 218 raste të reja me SARS- CoV-2 nga 461 mostrat e marrura, përderisa në Shqipëri për 24 orë nga 561 personat e testuar 139 kanë rezultuar pozitiv.

Numër më të lartë të të shëruarve nga coronavirusi ka Kosova, ku brenda 24 orëve janë shëruar 156 persona, në Shqipëri janë shëruar 69 të tillë.

Krahasime të mëdha ka edhe në numrin total të të infektuarve me COVID-19.

5,889 të infektuar me coronavirus në Shqipëri, 3,123 janë shëruar dhe 182 kanë vdekur, ndërsa në Kosovë rezultojnë të infektuar 9,492 persona, 5,346 janë shëruar dhe 284 kanë vdekur.

218 të infektuar me COVID-19