Shqipëri, nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera të vaksinave kundër COVID-19

Në Shqipëri është duke vazhduar fushata e vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Fushata po zhvillohet në qendrën e vaksinimit në Arenën Kombëtare të futbollit dhe në fokus janë personat mbi 80-vjeçarë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nesër arrijnë 15 mijë doza të tjera të vaksinave të prodhuesit Pfizer, ndërsa brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca.

Sipas kryeministrit, me këto vaksina do të vaksinohen mësuesit.