Shqipëri - Aksioni i Policisë në det, nga Ksmaili në Velipojë bllokohen 32 mjete lundruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se njëjtet e saj përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, kanë bërë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme.

Sipas njoftimit, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 32 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike. 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

“Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj” – thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

2 mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 3 skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport dhe Durrës.

“Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masa administrative nga 20 000 deri në 100 000 lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Ndërkaq, 2 mjetet lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin, në kundërshtim me ligjin” – thuhet tutje.

10 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski, 5 skafe dhe 2 gomone, u bllokuan, dhe secili nga pronarët e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.