Shpërthyen bombolat e oksigjenit në spitalin për COVID në Turqi, vdiqën 9 pacientë

Nëntë njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një ventilator oksigjeni në një spital që trajtonte pacientë me koronavirus në Turqinë e Jugut, thanë zyrtarët.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar privat Sanko në Gaziantep, thanë nga zyra e guvernatorit lokal.

Një nga pacientët vdiq ndërsa po transferohej në një spital tjetër. Turqia ka regjistruar gati dy milionë raste me koronavirus dhe 17,610 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. Asnjë lëndim nuk u raportua në lidhje me zjarrin, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe u shua shpejt. Viktimat ishin të moshës midis 56 dhe 85, bën të ditur spitali përmes një deklarate Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Disa pacientë të tjerë që po trajtoheshin në të njëjtin repart u transferuan për të marrë trajtim në spitalet afër, tha zyra e guvernatorit Gaziantep.

“Autoritetet kanë marrë masat e nevojshme,” thuhet në deklaratë, ndërsa iu dhanë ngushëllime familjeve të viktimave.

Muajin e kaluar, si pasojë e një zjarr në një spital në Rumani kanë vdekur 10 pacientë që merrnin trajtim për Covid-19. Raportet sugjeruan që një pajisje mjekësore mori flakë , duke ndezur një bombolë oksigjeni aty pranë.

Në tetor, më shumë se 150 pacientë në një spital të improvizuar të koronavirusit në rajonin rus të Chelyabinsk u desh të evakuoheshin kur një shpërthim në një “kabinë oksigjeni” shkaktoi një zjarr./21Media