Shpend Ahmeti: Kufijtë e jashtëm më të hapur se 'kufijtë' e brendshëm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se me vendimin e Qeverisë për masat e reja kufijtë e jashtëm janë më të hapur se “kufijtë” e brendshëm.

“Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19)”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka krahasuar shifrat e infektimeve në Kosovë me të Maqedonisë.

“Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!”, ka shkruar ai.

Dje,  Ahmeti kishte thënë se nuk mund ta fusësh në zonë të gjelbër komuna që nuk kanë fare testime, kurse për Prishtinën sipas Ahmetit është e natyrshme të ketë shumë raste pasi ka më së shumti testime.

Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19, të cilat janë prezantuar të mërkurën nga kryeministri  Avdullah Hoti.

Në këtë vendim në bazë të hartës me “zonat e kuqe” dhe deklarimit të Hotit Prishtina hyn në zonën me rrezikshmëri të lartë.

Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjendjen komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.

Vendimi hynë në fuqi të premten në ora 18:00.