Shpejtim Bulliqi merr pozitën e kryetarit të Podujevës

Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje në një ceremoni solemne ka pranuar detyrën e të parit të komunës së Podujevës.

Në këtë ceremoni solemne Bulliqi ka bërë betimin dhe nënshkrimin e deklaratës për marrjen e detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.

Në mbledhje, pjesëmarrës ishin asamblistë të komunës së Podujevës Bulliqi doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor, ku në garë ishte me Nexhmi Rudarin nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.

Mandati i Bulliqit do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm kur pritet të mbahen zgjedhjet për asamble komunale dhe për kryetarë të komunave në Kosovë. /21Media