'Shota' - Makina e parë ushtarake e Shqipërisë prezantohet në Paris

Makina e parë ushtarake shqiptare, e quajtur “Shota” është prezantuar në panairin “EUROSATORY” në Paris të Francës.

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi thotë se ky moment përfaqëson një arritje të madhe për industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota.

Eurosatory është ekspozita më e madhe ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes tokësore dhe ajrore dhe të sigurisë. Kjo mbahet çdo dy vjet në Qendrën e Ekspozitës Paris-Nord Villepinte, Paris, Francë. Në vitin 2022, mblodhi mbi 1,700 ekspozues dhe afërsisht 62,000 vizitorë nga 150 vende.