Foto-ilustrim

Shoferi i dehur shkel këmbësorët, njëri prej tyre vdes

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Novobërdë pasi ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

I dyshuari kishe goditur dy këmbësorë.

Viktimat kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në aksidente komunikacioni kanë humbur jetën 3 persona.

3 të vdekur në aksidente trafiku

www.kallxo.com