Aksident trafiku (arkiv) - Foto: KALLXO.com

3 të vdekur në aksidente trafiku

Tre qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të kaluara.

Policia thotë se sipas informacioneve fillestare shkaktarë kryesorë vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, përdorimi i alkoolit etj.

Duke pasur parasysh këto raste, Policia e Kosovës apelon te pjesmarrësit në trafik për vigjilencë, që të respektohet ligji i trafikut, ku përfshihen; kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë, mospërdorimi i alkoolit gjatë vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes.

Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj ndermarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerante ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesmarrësve tjerë, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve fatale.