Qassem Soleimani, Foto: Zyra për media e liderit iranian

Shkon në të paktën 70 numri i të vrarëve nga shpërthimet në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian

Të paktën 73 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur në qytetin iranian të Kermanit pas dy shpërthimeve në një ngjarje në Iran, e organizuar për të nderuar një gjeneral që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020, raporton CNN. Zyrtarët e quajtën një sulm terrorist, sipas mediave shtetërore.

Shpërthimet ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.

Shpërthimi i parë ishte 700 metra larg varrit të Soleimanit dhe i dyti ishte një kilometër larg ndërsa pelegrinët vizituan vendin, shtoi IRNA.

IRNA citoi Zv.guvernatorin për Politikë dhe Siguri duke thënë se është e paqartë nëse “incidenti ishte shkaktuar nga një shpërthim gazi apo një sulm terrorist”.

Videot e postuara në mediat shtetërore iraniane treguan turma të mëdha që vraponin në zonën pas shpërthimit.

Dikur një nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit, Soleimani ishte kreu i Forcës Quds të Gardës Revolucionare, një njësi elitare që merret me operacionet jashtë shtetit të Iranit dhe që u konsiderua si një organizatë e huaj terroriste nga SHBA.

Të paktën 20 të vrarë nga shpërthimet në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian