Foto: Atdhe Mulla

Shkon në 49 numri i viktimave nga tërmeti, vazhdojnë kërkimet

Numri i viktimave nga tërmeti i së martës në Shqipëria ka shkuar në 49, konfirmon Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Siç raporton Ora News ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar operacionin në  rrënojat e hotel “Mira Mare” në zonën e Plazhit në Durrës.

Në mëngjesin e së martës Shqipëria u godit nga një tërmet 6.4 ballë me epiqendër në Durrës.

Nga ky tërmet humbën jetën 49 persona, janë plagosur mbi 750 persona ndërsa janë shpëtuar 45 persona.