SHBA: Trump gjobitet me 10,000 dollarë për shkelje të urdhrit të gjykatës

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është gjobitur me 10,000 dollarë (9,500 euro) për shkeljen e një urdhri të gjykatës (urdhëri gag: urdhri i një gjyqtari që një çështje nuk mund të diskutohet në publik) gjatë një paraqitjeje në gjykatë në procesin gjyqësor për mashtrim në Nju Jork të mërkurën.

Trump dyshohet se i tha një nëpunësi të gjyqtarit Arthur Engoron gjatë pushimit të seancës gjyqësore: “Ky gjyqtar është një gjyqtar shumë partizan, me një person që është shumë partizan i ulur pranë tij, ndoshta edhe shumë më partizan se ai”.

Engoron e quajti deklaratën e Trump një shkelje “të hapur” të urdhrit të tij për shkelje të gjykatës.

Urdhri, i cili e ndalon Trumpin ta ofendojë stafin e gjykatës, u dha më 3 tetor nga Engoron, i cili po e mbikëqyr gjykimin e mashtrimit civil të Trump.

Është hera e dytë që Trump e ka shkelur urdhrin për shkelje të gjykatës. Vetëm javën e kaluar, Trump u gjobit me 5,000 dollarë për shkeljen e urdhrit për herë të parë pasi shkroi një postim në rrjetet sociale në internet duke folur në një mënyrë kritike të keqe për nëpunësin kryesor ligjor të gjykatësit./Deutsche Welle

Përgatiti: Nuhi Shala