SHBA: Shteti i Alabamës ekzekuton një të dënuar duke përdorur gaz azoti për herë të parë

Asfiksimi përmes azotit nuk ishte përdorur asnjëherë më parë si një metodë ekzekutimi. Avokatët e të burgosurit tentuan ta bllokonin ekzekutimin duke argumentuar se është një dënim çnjerëzor dhe eksperimental.

Alabama ekzekutoi një burrë duke përdorur metodën e diskutueshme të asfiksimit të përmes azotit të enjten.

Vrasësi i dënuar Kenneth Eugene Smith u shpall i vdekur të enjten në mbrëmje pasi thithi gaz azoti të pastër përmes një maske të vendosur në fytyrën e tij për të shkaktuar mungesë oksigjeni.

Ekzekutimi zgjati rreth 22 minuta.

Ishte hera e parë që një metodë e re ekzekutimi është përdorur në SHBA që kur u prezantua injeksioni vdekjeprurës në 1982.

“Sonte Alabama po bën një veprim të atillë që njerëzimi të bëjë një hap prapa… Unë po largohem me dashuri, paqe dhe dritë”- ka thënë Smith në mesazhin e tij të fundit.

Alabama kishte tentuar më parë të ekzekutonte Smithin – i cili ishte dënuar me vdekje që nga viti 1989 – duke përdorur një injeksion vdekjeprurës në vitin 2022, por kjo u anulua në minutën e fundit kur autoritetet nuk mundën të gjenin një linjë IV./DW

Përgatiti: Nuhi Shala