Serbi - Në ditën e 50 të pandemisë mbi 7 mijë raste dhe 144 viktima me COVID-19 

 

Presidenti i Serbisë Alseksandër Vuçiq ka njoftuar se gjatë natës janë shënuar 5 viktimave që ishin të prekur me COVId-19.

“Për ne nata që shkoi ishte e tmerrshme, më e rënda deri më sot sa i përket numri të të vdekurve. Do të shohim si do të kalojmë këtë mëngjes e gjatë ditës së sotme“, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Pink Tv, raporton RTS.rs

Instituti i Shëndetësisë Publike në Serbi në ora 15.00 paraqet raportin për gjendjen në Serbi në 24 orët, ndërsa që nga dita e premte kur në ora 15:00 është paraqitur raporti i fundit, deri mëngjesin e sotëm janë shënuar 5 viktima, ndërsa kjo statistikë mund të përkeqësohet gjatë ditës deri në raportin e radhës në ora 15:00 ditën e shtunë.

Në ditën e 50 që kur është shfaqur rasti i parë me COVID-19 në Serbi, deri më sot janë konfirmuar 7,483 raste, ndërsa janë shënuar edhe 144 viktima.

Në serbi nga dita e premte në ora 17:00 deri në të hënën në ora 05:00 të mëngjesit është ora Policore, dhe ndalohet lëvizja e qytetarëve, ndërsa kjo praktikë po zbatohet që disa herë me radhë.

Ndërsa kompania “NeoMedica” nga qyteti i Nishit së shpejti do të fillon me prodhimin e testeve për Coronavirus raproton Rrs.rs.