Selmanaj: Nuk ka progres në ndërtimin e shtëpive në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, tha se në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është paraparë ndërtimi i 10 shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, si dhe ndërtimi i kulmeve të shtëpive në lagjen Kodra e Minatorëve.

Selmanaj tha se deri tani nuk ka pasur progres por, është zotuar se do të lëvizin në këtë drejtim.

“Legjislacioni e ka përcaktu që çdo komunitet që jeton në komunë të përfaqësohet nga së paku një përfaqëzsues në komitetin për komunitete”, tha ai.

Sa i përket udhëheqjes së drejtorive të komunave në kuadër të ekzekutivit Selmanaj tha se: “Vetëm në komunën e Mitrovicës së Veriut një drejtori udhëhiqet nga shqiptarët ndërsa në komuna tjera nuk ka asnjë të tillë”.

Selmaja tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përkrahjen dhe fuqizimin e organeve të këtyre komunave, e sidomos mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejt dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë.

“Integrimi i plotë mund të ndodhë vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm”, tha ai.

Selmanaj i tha këto deklarata gjatë debatit lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës.