RTK hap Zyrën Rajonale në Pejë
Të hënën, më 16.06.2025, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka hapur Zyrën Rajonale në qytetin e Pejës.
Hapja solemne është bërë në Ditën e Çlirimit të Pejës.
Për Kryetarin e Pejës hapja e kësaj Zyre është një dritare e re për informimin publik.
“Shpresoj se kjo Zyrë do t’u shërbejë qytetarëve të Komunës tonë për të promovuar punë të mira dhe zhvillime pozitive.” – citohet të ketë thënë Muhaxheri.
Ndërsa. drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Pejës Xhenet Syka ka thënë se është pritur gjatë hapja e Zyrës së RTK-së në Pejë.
“E kemi pritur gjatë këtë ditë dhe besoj se kjo pritje do të shpërblehet me shumë informacione dhe përmbajtje mediale – duke ndriçuar një periudhë të gjatë të mungesës së prezencës mediale në qytetin tonë. Është një dhuratë e jashtëzakonshme, sidomos sot, në Ditën e Çlirimit të Pejës.” – citohet të ketë thënë Syka.
Zyra e re e RTK-së në Pejë do të funksionojë në hapësirat e Qendrës Rinore “Dardania”.