Kjo pamje është në Vushtrri

Banorët e rrugës ‘2 Maji’ në Vushtrri po ankohen për rrugën e lagjes së tyre në të cilën ka gropa të thella.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilën shihet disa gropa të thella në mes të rrugës.

Banorët kanë shkruar se në mënyrë që të evitojnë gropën po detyrohen të vozisin në trotuare duke rrezikuar këmbësorët.

Rruga, ‘ 2 Maji’ , Vushtrri

Në komunën e Vushtrrisë thonë se shumë shpejtë pritet ta rregullojnë problemin në këtë rrugë.

“Nuk kemi arrit me kry, i kemi bërë matjet dhe shumë shpejt do ta rregullojmë”, tha ai për KALLXO.com.