Rrokullisen me traktor në Jezercë të Ferizajt, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në fshatin Jezerc të Ferizajt pasi janë rrokullisur me traktor në malet e këtij fshati.

Sipas Policisë, deri te vetaksidenti ka ardhur nga pakujdesia.

Si pasojë e aksidentit, dy personat që ishin në traktor janë lënduar, por njëri prej tyre më rëndë, meqë rast është duke u trajtuar ende ne QKUK.

“Si pasojë, lëndime kanë pësuar vet drejtuesi i cili pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa pasagjeri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.