Rrëzohen shtyllat e energjisë elektrike në Dragash, qytetarët mbesin pa rrymë që nga mëngjesi

Për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës disa shtylla elektrike janë rrëzuar në fshatin Brezne të Dragashit.

Fotot e siguruara nga KALLXO.com tregojnë për shtyllat e rrëzuara në oborret e qytetarëve.

Qytetarët janë ankuar se përveç që kanë mbetur pa rrymë nga ora 10:00 ata po ndihen edhe të rrezikuar nga shtyllat me telat e rrymës.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ai ka treguar se për shkak të kushteve atmosferike ka pasur prishje në rajone të ndryshme të vendit dhe se punëtorët e kompanisë kanë shkuar dhe i kanë sanuar disa prej prishjeve.

Këto janë fotot nga fshati Brezne: