Ilustrim

Rreth 3000 raste me Coronavirus në Gjermani 24 orët e fundit

Numri i rasteve me coronavirus në Gjermani është shtuar për 2,958 në 24 orët e fundit me një total prej 13,957, tha agjencia e shëndetit publik të Gjermanisë të premten, shkruan CNN.

Në total kemi 31 vdekje si rezultat i coronavirusit, 11 fatalitete në 24 orët e fundit, tha  Instituti Robert Koch (RKI), në një konferencë për shtyp në Berlin.

“Do shohim më shumë fatalitete javët në vijim–përfshirë këtu Gjermaninë”, tha Robert Wieler drejtori i këtij Instituti.

Drejtori i Institutit gjithashtu paralajmëroi për kapacitetet e spitaleve ne vend.

“Më shumë njerëz do infektohen, më shumë njerëz do pranohen në dhomat e emergjencës dhe më shumë do kenë nevojë për ndihmën e respiratorëve prandaj ne duhet të frikësohemi se nuk do kemi mjaft vende për ventilatorë”, tha Wieler.

Gjermania është vetëm në fillim të shpërthimit të coronavirusit, paralajmëroi Wieler. Ai u bëri thirrje popullit të mbajnë distancë për të luftuar pandeminë, por ai gjithashtu u shpreh se kjo mbetet tek autoritetet lokale që të vendosin masa specifike për t`u arritur kjo.

“Nëse ka njerëz që nuk e besojnë këtë, që nuk më besojnë mua, që mendojnë se kjo është vetëm panik, atëherë unë vetëm mund tu bëjë thirrje që t’i hapin sytë para këtij realiteti”, th ai.

“Nëse të gjithë bëjnë atë që vendoset, ne mund ta ngadalësojmë këtë pandemi në maksimumin e mundshëm,” përfundoi Wieler.

Në Kosovë deri tani janë të konfirmuara 21 raste me virusin Covid-19.