Rrahje mes 6 personave, përdoren shufrat metalike

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje ku kanë qenë të përfshirë gjashtë persona të dyshuar.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25 në Prishtinë.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur gajtë përleshjes.