Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rozeta Hajdari: Rritja e çmimeve të produkteve të konsumit është shqetësuese

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari në seancën e Kuvendit ka thënë se janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve në veçanti te produktet e konsumit dhe sipas saj kjo është shumë shqetësuese.

“Në muajt e fundit janë vërejtur raste të rritjes së çmimeve në veçanti te produktet e konsumit dhe kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari, tha se Kosova është e varur jashtëzakonisht shumë edhe nga importi, sidomos i atyre që janë të rëndësishme në konsumin nga ekonomitë familjare.